BallinaKronikeFlet vëllai i pronarit të lokalit që u sulmua në Shkodër: Nuk...

Flet vëllai i pronarit të lokalit që u sulmua në Shkodër: Nuk i dimë arsyet, lokali ishte i mbyllur, ne në shtëpitë tona…

Pas ngjarjes së ndodhur një orë më parë kur një lokal u sulmua me breshëri armësh në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, flet për “BalkanWeb” njëri nga vëllezërit e pronarit të lokalit.

Vlash Pjetri, ish administrator i Njësisë Rrethina shprehet se as ai, as vëllezërit e tjerë nuk kanë qenë në lokal në momentin e sulmit. Po sipas tij, ata kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa lokali i mbyllur.

Pjetri thotë se nuk i di arsyet e kësaj ngjarje, pasi asnjëri prej tyre s’ka pasur probleme me ndonjë person.

“Nuk kemi qenë brenda në lokal. Kemi qenë në shtëpitë tona dhe lokali ka qenë i mbyllur. Nuk e dimë nga ka ardhur kjo ngjarje, policia po heton”,- tha ai në një komunikim me celular për gazetarin Senad Nikshiqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular