Mësuesi Spiro Panariti, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Mësuesi prej disa ditësh kishte rezultuar pozitiv për koronavirus, ndërsa ditët e fundit ndodhej në intubim, por nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.
Sakaq një reagim për lajmin e hidhur ka ardhur nga drejtoresha e DAR, Anila Çota e cila nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mësuesit, ndërsa thekson se kontributi i tij do t’i mungojë nxënësve, kolegëve dhe gjithë komunitetit.
Statusi:
Ndahet nga jeta mesuesi Spiro Panariti!
55 vjecari duararte qe prej 20 vitesh punonte si mesues i edukimit figurativ ne shkollen ” Luigj Gurakuqi ” Elbasan do te mbetet gjate ne memorien e nxenesve, kolegeve dhe tere komunitetit per fjalet e tij te embla, per talentin dhe perkushtimin e tij!
Dora e tij do jete prezente ne cdo cep te shkolles ku ai ka shprehur ndjesite e tij per cdo aspekt te edukimit!
Mesues Spiron do ta kujtojme si njeriu fjalepak e puneshume qe gezonte respektin e te gjitheve!
Lamtumire piktori yne, mesuesi yne, shoku yne i mire!
Spiro Panariti prej 20 vitesh punonte si mësues i Edukimit Figurativ në shkollën “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan.
Për lajmin e dhimbshëm kanë reaguar edhe kolegë të viktimës, të cilët shprehin ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta e 55 –vjeçarit.