BallinaAktualitet"Rroftë partia/Propozimi i Safet Gjicit: Bashkia më e varfër rrit taksat

“Rroftë partia/Propozimi i Safet Gjicit: Bashkia më e varfër rrit taksat

Në kohën kur pandemia ka goditur rëndë bizneset dhe familjarët, bashkia më e varfër në vend, ajo e Kukësit rrit taksat. Në relacionin drejtuar këshillit bashkiak, kryetari Safet Gjici propozon rritjen e tarifave vendore për vitin 2021. Edhe pse u shfaq në mbledhje përmes një video projektori, këshilli bashkiak i është bindur kërkesës së Gjicit.

Në unanimitet anëtarët kanë votuar për rritjen e taksës se infrastrukturës me 2%. Nga 4% që ishte ketë vit, do të bëhet 6% për ndërtesa për qëllime banimi dhe biznesi. Nga takimi i këshillit u vu re se një pjesë e mirë e këshilltareve nuk ia kishin idenë se për cfarë po votonin.

Debati në mbledhjen e këshillit bashkiak Kukës

Këshilltari: Taksat janë shumë OK-ej, 6% e kishte rritur ai, por s’e kundërshtoi dot kush, i japim të drejtë kryetarit dhe kryetares.
Safet Gjici: Taksat nuk janë rritur fare.
Këshilltari: Ajo për linjat ajrore ishte shumë fantastike.
Safet Gjici: Ajo do të qëndrojë.
Këshilltari: Rroftë partia.

Biznesmenëve të kromit, Gjici ua kërkoi shtesën e taksës si një detyrim të të mirën e qytetit. Vendimet për tarifat dhe taksat janë miratuar pa dhënë asnjë detaj apo sqarim për efekte që ata do të kenë te bizneset dhe qytetarët. Tarifat e reja pritet të ndikojnë tek qytetarët e Kukësit të cilët kryesisht mbahen me remitanca. Abcnews.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular