BallinaKryesoreTheu mbrëmë rekordin e Peles, Messi: Kurrë nuk e kisha menduar se...

Theu mbrëmë rekordin e Peles, Messi: Kurrë nuk e kisha menduar se …

Lionel Messi arriti të thyente rekordin e Peles për më shumë gola të shënuar për një klub të vetëm, në fitoren ndaj Real Valladolidit, duke realizuar golin e 644-të në karrierë.

Ylli argjentinas javën e kaluar barazoi rekordin e legjendës braziliane me 643 gola, ndërsa të martën mbrëma rrëmbeu vendin e parë.

Për këtë arritje, 33-vjeçari e ka pranuar se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të thyente ndonjë rekord në karrierën e tij.

“Kur fillova të luaja futboll, asnjëherë nuk kam menduar se do të arrija të thyeja ndonjë rekord”, ka thënë Messi pasi theu rekordin e Peles.

“Unë vetëm mund të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët që më kanë ndihmuar ndër vite, familjen time dhe shokët e mi që më kanë mbështetur çdo ditë”.

“Është një gjë e jashtëzakonshme për të arritur këto gjëra dhe natyrisht më kanë bërë të punoj më fort, por sërish them se kjo është meritë edhe e bashkëlojtarëve”, ka shtuar më tej gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular