BallinaKronikeAtentati ndaj policit/ Zbardhet ngjarja, në kërkim “kumbari” i Shkodrës, pse nisi...

Atentati ndaj policit/ Zbardhet ngjarja, në kërkim “kumbari” i Shkodrës, pse nisi “sherri”

Një ditë pas atentatit ndaj policit të Shqiponjave në Shkodër, është zbardhur sot skema e plotë e ngjarjes, si dhe arsyet e para, dhe identiteti i autorëve.

Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në afërsi te rrethrrotullimit te ‘5 heronjve te Vigut. Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Pllanaj, Bardhok Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj.

Dëshmia e policit Pjetri në komisariatin e Shkodrës, sipas Dosja.al, pas breshërisë së plumbave në lokal, zbuluan konfliktin me një emër të njohur për Shkodrën. Ai është Bardhok Pllanaj, i njohur si kumbari.

Një natë, efektivi i ka bërë shenjë për të ndaluar, por ky i fundit ka bërë rezistencë. Policia e ka ndjekur dhe më pas e ka ndaluar duke e shoqëruar bashkë me mjetin në drejtorinë e Policisë në Shkodër, ku është bërë edhe sekuestrimi i makinës. Dhe këtu duket se “kumbari nuk e ka falur”. Sipas mediave, Pllanaj mblodhi grupin e tij dhe bashkë me Rivaldo Pllanaj, Orlando Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj kanë organizuar sulmin me armë zjarri në lokalin që menaxhohet nga vëllezërit e Pjetrit.

Kush është Pllanaj, njeriu që trazoi dhe politikën?

Bardhok Planaj, është një prej personazheve më të komentuar të ‘botës së krimit’. Ai ishte në qendër të vëmendjes politike në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Pllanaj u arrestua më 4 dhjetor të 2018-ës për t’u liruar më pas nga Gjykata me arsyetimin se kishte probleme me zemrën. Pllanaj u lirua me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, masë të cilën e theu pasi u kap në Lushnje. Gjykata e Shkodrës ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së tij pasi akuzohet për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. Megjithatë nuk dihet nëse vendimi është zbatuar.

Njoftimi i policisë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.  Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular