BallinaOP EDKoment nga Lutfi Dervishi – Dhjetë dallimet Kosovë – Shqipëri!

Koment nga Lutfi Dervishi – Dhjetë dallimet Kosovë – Shqipëri!

Dallimet Kosovë – Shqipëri!

1. Në Shqipëri më shpesh bien tërmetet se qeveria, në Kosovë është e kundërta!

2. Në Kosovë policia gjobit ministrin, në Shqipëri është e kundërta.

3. Në Shqipëri autostrada është me pagesë, në Kosovë Jo!

4. Në Kosovë zyrtarët e lartë gjykohen dhe dënohen për korrupsion, në Shqipëri përfliten!

5. Shqipëria e ka “Gjykatën Kushtetuese” në Venecia, Kosova e ka në Prishtinë!

6. Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbahet mend se ka rrëzuar dy presidentë, një kryetar Kuvendi, një qeveri, në Shqipëri nuk mbahet mund kur ka dhënë vendimin e fundit.

7. Në Kosovë në fillim bëjnë fushatë elektorale, pastaj vjen dita e votimit dhe po atë ditë humbësi uron fituesin. Në Shqipëri, ditën e votimit të dy palët shpallin fitoren dhe pas saj nis fushata elektorale.

8. Shqipëria u bë shtet me ndihmën e Austrisë nga konferenca e ambasadorëve në Londër më 1913, Kosova më 2008 me ndihmën e SHBA, dhe bashkimin e presim kur të jemi në BE!

9. Kosova ende nuk ka hapur negociatat me BE-në, Shqipëria i ka hapur disa herë!

10. Në Kosovë flitet për Shqipërinë e Madhe, në Shqipëri, flitet për Kosovën e Madhe!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular