BallinaKronikeVazhdon terrori në Elbasan/45-vjeçari qëllon me armë policinë, tre efektivë mbeten të...

Vazhdon terrori në Elbasan/45-vjeçari qëllon me armë policinë, tre efektivë mbeten të bllokuar

Vazhdon terrori në Elbasan. Josif Kavaja, 45-vjeçari i cili prej disa orësh po qëndron i “ngujuar” në banesë vazhdon të qëllojë me armë drejt forcave të policisë.

Burime bëjnë me dije për ABC se tre punonjës të policisë kanë mbetur të bllokuar në një zonë pranë banesës së tij dhe aktualisht vijojnë të jenë në rrezik pasi është i pamundur evakuimi i tyre për shkak të terrenit.

Forcat RENEA kanë nisur negociatat pasi dy familjarë të tij po përpiqen ta bindin që të dorëzohet. Policia i ka bërë thirrje banorëve të zonës të mos dalin nga banesa deri në momentin e kapjes së 45-vjeçarit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular