BallinaAktualitetReshje shiu e ulje temperaturash, moti nuk favorizon për në fundjavë

Reshje shiu e ulje temperaturash, moti nuk favorizon për në fundjavë

Moti nuk favorizon pushimet e fundjavës, pasi, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në dy ditët në vijim do të kemi reshje shiu e ulje temperaturash.

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare bregdetare dhe zonën e veriperëndimit reshjet në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje të dendura dëbore.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore ndërsa në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular