BallinaKronikeZbardhen detaje nga plagosja në Dibër/ Si i zunë pritë tre persona...

Zbardhen detaje nga plagosja në Dibër/ Si i zunë pritë tre persona të maskuar 51-vjeçarit, e qëlluan pas…(EMRI)

Faik Zeqja është 51-vjeçari që mbeti i plagosur në këmbë pasditen sotme në Dibër, ndërsa janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja.

Bëhet me dije se 51-vjeçarit i është bërë pritë nga tre persona të maskuar në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë.

Fillimisht me s tyre ka patur një konfrontim fizik, më pas njëri prej tre personave të maskuar, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 51-vjeçarin, i cili mori një plumb në këmbë.

Ka qenë vetë Zeqja që, i plagosur, ka shkuar në spital, ndërsa ndodhet në jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular