BallinaAktualitetReshje intensive shiu dhe borë, çfarë pritet 12 orët e ardhshme, zonat...

Reshje intensive shiu dhe borë, çfarë pritet 12 orët e ardhshme, zonat që duhet të bëjnë kujdes

Vendi është karakterizuar nga një mot i vranët dhe me shira gjatë ditës së sotme, ndërsa agjencitë meteorologjike parashikojnë shira edhe më të rrëmbyeshëm gjatë natës deri paraditen e nesërme.

Parashikohet shirat të jenë të pranishëm me intensitet më të lartë në zonën jugore dhe jug-perëndimore të vendit ku pritet të bjerë 10 deri në 20 milimetra shi brenda orës.

Ndërkohë, parashikohet që në zonat malore të rajonit jug-lindor të ketë prezencë të reshjeve të dëborës gjatë natës dhe paradites së nesërme.

Moti pritet të përmirësohet duke filluar nga mesdita e nesërme, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ftohta, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular