BallinaKronikeGjendet i pajetë 44-vjeçari në Tiranë, vdekja si pasojë e përdorimit të...

Gjendet i pajetë 44-vjeçari në Tiranë, vdekja si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, policia jep detaje

Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë mesnatën e kaluar në Tiranë.

Mesohet se viktima është gjetur në rrugën “Jakov Xoxe”, në kryeqytetit.

Nga të dhënat e para, mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ndërkohë, nga verifikimet e policisë dyshohet se 40-vjeçari është vetëvrarë.

Tiranë/Informacion paraprak

 

 

Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular