BallinaKronikeVIDEO/ Arrestohen 5 shqiptarë në Spanjë

VIDEO/ Arrestohen 5 shqiptarë në Spanjë

Një organizatë kriminale me qendër në Malaga dhe Granada është goditur nga policia spanjolle që ka arrestuar 6 persona, mes të cilëve 5 ishin shqiptar dhe një spanjoll.

Mësohet se transportonin sasi të mëdha hashashi dhe marijuane nga Spanja në Itali, nëpërmjet kamionëve me funde të dyfishtë. Policia spanjolle ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Limite’ dhe ka kryer kontrolle në tre shtëpi dhe në një depo industriale.

Policia ka sekuestruar 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, një dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet i nivelit të lartë, i cili rezulton i vjedhur, një kamion frigoriferik me rimorkio me fund të dyfishtë, një furgon dhe tre vetura pasagjerësh.

Në vijim të hetimeve, agjentët zbuluan dy ndërtesa të përdorura si bazë për grumbullimin e drogës, në Colmenar (Málaga) dhe Granada , dhe një bazë të tretë të operacioneve në një depo industriale në Mollina.

Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinën nën hetim kur ata dyshohet se futën substanca narkotike.

Më vonë, u arrestuan dy persona të tjerë, të cilët ishin në krye të ruajtjes së “çerdheve” të Granadës dhe Colmenar, duke ndërhyrë atje një pjesë të drogës së sekuestruar. Atje u gjetën edhe armët si dhe 5,350 euro dhe materiale për mbjelljen e lëndës narkotike.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular