BallinaKryesoreMakthi që po e detyron Ramën të ‘dhurojë’ detin

Makthi që po e detyron Ramën të ‘dhurojë’ detin

Nga Red Varaku

Ekzistojnë shumë hamëndje për hallin që po detyron Edi Ramën të shfaqet kaq shpejt dhe kaq paturpësisht në pozitat e një mercenari që kërkon të shesë sërish atdheun e tij, pas atij të ‘shitjes’ së territoreve të Kosovës.
Disa flasin për shuma marramendëse që i janë ofruar për shkak të rezervave të naftës dhe gazit të zbuluara kohët e fundit në detin shqiptar. Disa të tjerë për presione dhe shantazhe që ai mund të ketë nga Greqia për pazaret dhe poshtërsitë që ka bërë me ta deri tani. Të tjerë për materiale shtrënguese prej tyre për familjen e tij dhe skandale që mund ta mbajnë nën presion.
Por, mendoj se asnjë nga këto nuk e detyron të dalë kaq hapur kundër Shqipërisë, sepse kjo është një kosto papërballueshme për të, sidomos pas dështimit të projektit të ndarjes së territoreve, e cila e ekspozoi atë si ‘shitës’ ordiner të trojeve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.
Është e qartë që kjo nuk i duhej tani . Ashtu siç është e qartë që një hall shumë i madh po e çon atë deri në këtë pikë sa të dalë hapur si mercenar grek .Një hall që i është kthyer në një makth dhe që po dikton dhunshëm krejt qënien e tij, aq sa ka dalë publikisht dhe me vendosmëri në mbrojtje të këtij qëndrimi antishqiptar dhe po sulmon me gojën e tij të përdalë këdo që po e kundërshton.
Ky makth është frika e madhe që ai ka nga humbja e pushtetit. Kjo jo dhe aq për pushtetin nē vetvete, sesa për faktin që me humbjen e pushtetit ai rrezikon seriozisht të ketë përfundimin e Thaçit. Kjo për shkak të përfshirjes së tij në projektin e shitjes së territoreve shqiptare. Një projekt që tentonte destabilizimin e Ballkani dhe synonte të krijonte një konflikt që do ta vendoste seriozisht në vështirësi egzistencën e BE.
Ndaj, është vetëpërfshirë pikërisht tani në një betejë personale kundër vendit të tij. Që Greqia të ndikojë që ky të mos humbë pushtetin dhe më pas të pëfundojë në burg, ai sot është gati që në këmbim t’i ofrojë Greqisë detin, bashkë me miliardat e naftës dhe gazit .
Pra, i vetmi shpjegimi llogjik është nevoja që ai ka për Athinën, për të negociuar fatin e tij jo vetëm politik. Ndryshe, nuk kishte se pse ia shkaktonte vetes këtë kosto vetëm katër muaj para zgjedhjeve, kur mund të priste dhe pas tyre, nëse vërtet beson se i fiton ato, siç deklaron rëndom.
Shto këtu dhe faktin që në anën e atyre që po e kundërshtojnë zgjerimin me 12 milje janë SHBA, ai po e bën edhe më të rëndë lojën, duke përfshirë në këtë konflikt Turqinë, thjesht për të rifaktorizuar rolin e tij.
Shkurt, ai po ia dhuron detin Greqisë pikërisht tani , sepse ai e shikon Greqinë si aleat të rëndësishëm për të rinegociuar të ardhmen e tij në raport me BE dhe kësisoj për të penguar rrotacionin politik në Shqipëri.
Me dhurimin e “Detit” dhe miliardave të naftës dhe gazit, ai në fakt po tenton t’i blejë Athinës garancinë për të ardhmen e tij.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular