BallinaAktualitetNjë tërmet i fuqishëm dridh Kroacinë, ja ku u regjistrua lëkundja sot...

Një tërmet i fuqishëm dridh Kroacinë, ja ku u regjistrua lëkundja sot ne mengjes

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur Kroacinë qendrore ditën e sotme. Epiqendra e tërmetit ishte 50 km në juglindje të kryeqytetit Zagreb.

Televizioni shtetëror kroat njoftoi se tërmeti u regjistrua rreth orës 07:28 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Sizmiologu Kresimir Cook deklaroi se epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Petrinias. “Ne nuk kemi një informacion deri më tani, por është e mundur që një tërmet i tillë të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën ku ishte epiqendra, e cila është ngjitur me qytetin e Petrinia,” i tha Cook .

Në muajin Mars një person mbeti i vdekur dhe 27 të tjerë u plagosën nga një tërmet me magnitudë 5.3 që goditi Zagrebin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular