BallinaAktualitetBashkia zhvilloi tenderin pa marrë lejen mjedisore/1.5 mln euro për të futur...

Bashkia zhvilloi tenderin pa marrë lejen mjedisore/1.5 mln euro për të futur në tubacione Ujëvarën e Valës

Ajo është perla e Devollit të Sipërm, e vetmja e llojit të saj në gjithë jug-lindjen e Shqipërisë. Një atraksion turistik ,por që nëpërmjet një tenderi rreth 1.5 milion euro, Bashkia e Devollit kërkon ta shkatërrojë. Me arsyen që do e përdorë për të furnizuar disa fshatra me ujë. Ndërkohë që Bashkia ishte vënë në dije se zona në fjalë ishte në proces për shpallje “Zonë e Mbrojtur”, në kundërshtim të plotë me ligjin, dhe pa dokumentacionin e nevojshëm, në dt 01.12.2020 është lidhur kontrata midis Bashkisë dhe 3 firmave fituese të tenderit që janë ED KONSTUKSION SHPK – ARKONSTUDIO SHPK – NIEM SHPK Me vlerën 147,992,038 (pa TVSH) që është shumë afër vlerës së fondit limit 150 000 000 lekë.

Tenderi  është bërë ende pa u marrë leje në Drejtorinë e Baseneve dhe Ujrave dhe as leje mjedisore, thjesht Bashkia Devoll vetëm sa ka aplikuar.

Në Fiks Fare u ankuan banorët e Sinicës të cilët janë kundër prishjes së ujëvarës dhe futjes së ujit të saj në tubacione. Ata nuk janë dakord  të prishet një bukuri e tillë natyrore e cila çdo vit vizitohet nga qindra vizitorë vendas e të huaj. “Bashkia Devoll thotë që nuk ka ujë për fshatrat.  Në fakt kjo nuk është e vërtet. Ujë për fshtrat poshtë ka. Ka një problem me tubacionn i cili është dëmtuar para disa vitesh dhe ai tubacion ka 7-8 litra në sekondë. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë pretendon se do të marrë 10 litra , na e ka thënë me gojë në një mbledhje ndërsa në projekt e ka 30 litra. Dikujt i ka thënë 5 litra, ndërkohë ai vet nuk di se sa litra kërkon. Tubacionet i ka bërë për 200 litra në sekondë, ka bërë ca tubacione super të mëdhaja” shprehet njëri prej banorëve.  Ata gjithashtu pohojnë se janë në dijeni të përfundimit të tenderit dhe se projekti teknik i tenderit pretendon të marrë 30 litra në sekondë  nga 50 litra në sekond që ka aktualisht ujëvara. Ndërkohë që  tubacionet në projektin teknik janë shumë më të gjera pohojnë banorët.  Uji do të merret te burimi që është tre km mbi ujëvarë.  “Na kanë futur edhe neve si fshat në këtë projekt me pretendimin se ne nuk kemi ujë. Ne kemi ujë.  Ne kemi një depo të re uji të bërë sipas gjithë standarteve me rreth 50 metra kub ujë dhe kemi 2 litra në sekondë ujë që furnizohet kjo depo. Sipas projektit do të investoj 100 000 milionë lekë ( të vjetra) për fshatin tonë do të ndërtohet një depo  e re me 75 metra kub ku do të na sjell 0.67 litra në sekondë” thotë një tjetër banorë.  Pra Bashkia Devoll do të investojë 100 milon lekë për fshatin e Sinicës që t’u çoj më pak ujë seç kanë aktualisht.

Fiks Fare u interesua në Bashkinë Devoll ku vetë kryetari z. Eduart Duro u shpreh se e kupton shqetttësimin e banorëve, por që garanton se Ujëvara e Valës nuk ka për t’u prishur. ” Burimet që ne duam atë shfrytëzojmë për ujësjellësin rajonal të Mirasist që përmbledh pesë fshatra nuk mund të shfrytëzoj gjithë ujin e lumit dhe nuk do të shfrytëzoj as një të pestën e ujit të ujëvarës” thotë kryetari.  Ndonëse tenderi është zhvilluar dhe firmat fituese janë shpallur, z. Duro shpjegon se janë në pritje për lejen mjedisore nga Ministria e Mjedisit si dhe kanë bërë aplikim edhe në Basenin e Fierit për të marrë Lejen e Shfrytëzimit të Burimeve.  Leje sipas tij të cilat do të dalin shumë shpejt, pasi furnizimi i popullatës me ujë është prioritar.

Fiksi u interesua edhe pranë Adminstratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Qarku Korçë ku drejtori Z. Mihallaq Qirio u shpreh se është bërë një investigim në Ujëvarën e Valës me një grup ekspertësh të cilët të gjithë kishin dalë në mendimin se zona duhet të shpallet Zonë e Mbrojtur. ‘Propozimin ja drejtuam Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Zonave të Mbrojtura për shkak të vlerave të spikatura natyrore që kulmonin me Ujëvarën e Sinicës.  Në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, dhe në Ministri po shqyrtohet propozmi ynë, i cili sipas Ligjit për Zonat  e Mbrojtura do të kalojë një praktikë shumë strikte për të arritur që të shpallet Zonë e Mbrojtur nga qeveria. Zonat e reja të Zonave të Mbrojtura shpallen nga qeveria dhe  deri tani është në proces” përfundoi z. Qirio. Së fundmi më dt 28. 12. 2020 Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zhvilluar mbledhjen e radhës por ende vendimet nuk janë zbardhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular