BallinaAktualitetKulmi i valës së dytë të COVID-19/Prishet aparatura e skanerit në Elbasan,...

Kulmi i valës së dytë të COVID-19/Prishet aparatura e skanerit në Elbasan, dhjetëra qytetarët nuk kryejnë ekzaminimet

Në kulmin e valës së dytë të shpërthimit të pandemisë së COVID-19, në Elbasan është prishur skaneri i qendrës spitalore.

Korrespondenti i “Panorama” raporton se tashmë me dhjetëra qytetare te prekur nga koronavirusi kanë mbetur pa kryer ekzaminimet.

Mësohet se skaneri ka katër ditë që ka dalë jashtë funksionit dhe ende nuk është bërë dika për ta vënë sërish në funksion.

Aparatura e skanerit i shërbente 400 mijë banorëve në Elbasan dhe me prishjen e tij, praktikisht qytetarët janë pa shërbim, pasi ky ishte i vetmi në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular