Ka përfunduar seanca e mbajtur në Gjykatën e Apelit për tre të arrestuarit e parë pjesëmarrrës në protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës nga policia.
Gjykata vendosi lirimin e tre të arrestuarve, respektivisht Vilson Kulemani, Robert Pashnjari dhe Altin Koçi me masën detyrim paraqitje.
Prokuroria nuk arriti të faktonte në Gjykatë kërkesën për mbajtjen në burg të tre të rinjve, duke i dhënë të drejtë argumentave të avokatit Ledjo Nuraj.