BallinaAktualitetShkencëtarët konstatojnë: Për të shmangur valën e tretë të pandemisë duhet që...

Shkencëtarët konstatojnë: Për të shmangur valën e tretë të pandemisë duhet që…

Britania e Madhe duhet të vaksinojë dy milionë qytetarë në javë për të shmangur valën e tretë të pandemisë së Coronavirus, të paktën kështu pretendojnë hulumtimet e bëra nga shkolla për higjienë dhe medicinë tropikale në Londër, shkruan Reuters.

Mënyra e vetme që të zvogëlohet presioni në repartet e kujdesit intensiv siç është parë gjatë valës së parë, është aplikimi i masave të rrepta në mbarë vendin siç është mbyllja e shkollave gjatë janarit dhe vaksinimi i dy milionë qytetarëve brenda një jave, thuhet ndër tjera në një studim.

Autorët e studimit paralajmërojnë se nëse nuk vaksinohen në masë të madhe qytetarët, numri i të infektuarve dhe pacientëve të vdekur gjatë vitit të ardhshëm, do të jetë dukshëm më i madh sesa në këtë vit.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular