HomeUncategorizedVotimi dhe numërimi elektronik në zgjedhje/KQZ kërkesë partive politike: Sugjeroni zonat ku...

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhje/KQZ kërkesë partive politike: Sugjeroni zonat ku doni që të aplikohen projektet pilote, para se…

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur sot një kërkesë partive politike në vend në lidhje me zbatimin e teknologjisë (votim dhe numërim elektronik) në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilot, të cilat duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve, duke filluar nga zgjedhjet e para, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pavarësisht nga ky rregull, në zgjedhjet e para për Kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve”, njofton KQZ.

Kështu institucioni i ka bërë me dije partive që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me zonat ku dëshirojnë që të aplikohen projektet pilote në zgjedhje, para se KQZ të marrë vendimet përkatëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular