BallinaAktualitetBashkia e Lezhës paralajmëron: Priten reshje të shumta shiu, mund të rrezikojnë..

Bashkia e Lezhës paralajmëron: Priten reshje të shumta shiu, mund të rrezikojnë..

Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët se priten reshje të shumta shiu.

Me një njoftim në facebook, Bashkia e Lezhës thotë moti i keq me reshje të dendura shiu mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme, qarkullimin me makina, si edhe mund të sjellin përmbytje të tokave.

Po ashtu, paralajmërohen qytetarët, pasi reshjet e dendura mund të rrezikojnë familje në zonat me rrezik të lartë.

Njoftimi i bashkisë:

Të nderuar qytetarë lezhjan!

Duke ju uruar festa të mbara, Bashkia Lezhë ju bën me dije se priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me risk të lartë.

I gjithë stafi i Bashkisë, i cili është përgjegjës për çështjet e emergjencave civile është në gatishmëri të plotë të përballuar situatën.

Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast vështirësie që mund të ndodhe.

Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose na shkruani në inbox.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular