BallinaAktualitetMjeku Artan Koni: Kujtova se e kishim kaluar luftën ndaj 'elementëve revizionarë'

Mjeku Artan Koni: Kujtova se e kishim kaluar luftën ndaj ‘elementëve revizionarë’

Pas shkarkimit nga detyra e mjekut të urgjencës Ilir Allkja, kolegu i njohur Artan Koni ka reaguar, duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me rastin.

Në postimin e tij në Facebook, mjeku Koni ka theksuar se problemi nuk është shkarkimi i tij pas gjen punë lehtësisht në Gjermani, por i shqiptarëve, i cili ka numrin më të ulët për frymë në Evropë të mjekëve.

Ndër të tjera, Koni thotë se qeveria e shkarkoi pse foli kundër, duke shtuar se “akoma nuk e kemi tejkaluar mentalitetin komunist dhe luftën ndaj “elementeve revizionare” në shoqërinë tonë”.

Postimi i plotë i Artan Konit:

Kujtoni ju se e ka problem dr Ilir Allkja se e hoqen nga puna? Europa eshte duke i dhene nenshtetesi te gjithe doktoreve emigrante, mjafton qe ata te kene deshire per te punuar…ne menyre qe popujve te tyre mos t’i mungoje sherbimi mjekesor.

Nese deshiron, doktori neser shkon ne Gjermani, pasneser merr pasaporten dhe vazhdon i lumtur profesionin.

Halli eshte i popullit tone…qe megjithese eshte populli me numrin me te ulet te mjekeve per fryme, ka nje qeveri e cila nuk e ka problem largimin e nje mjeku nga sistemi shendetesor.

E pse? Pse foli kunder? Me thoni 2 shqiptare qe bien 100% ne nje mendje per nje teme te caktuar…cfare do bejme, do i heqim te gjithe nga puna??

Kujtoja se lirine e fjales, pavaresisht a eshte e sakte apo jo (qe ne fakt eshte ceshtje perceptimi), e kishim lene pas qe ne vitin 1990. Por me sa duket, akoma nuk e kemi tejkaluar mentalitetin komunist dhe luften ndaj “elementeve revizionare” ne shoqerine tone.

Duhet te ndryshojme mentalitet, nje here e pergjithmone !!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular