Ditën e sotme, gazetari i News24, Prend Shota është ndarë nga jeta.
Sipas informacioneve, Shota ka ndërruar jetë në Farkë, pas një infarkti kardiak
Prend Shota ka qenë prej vitesh gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme.
Pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media, mes tyre dhe në ‘News24’ si punonjësit e parë të këtij televizori.
Deri në momentin e fundit, Prend Shota punoi me pasion në gazetari, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë e tij.