BallinaAktualitetMe dy të bijat dhe djalin, Tabaku takon fëmijët në Tiranë: Angazhohemi...

Me dy të bijat dhe djalin, Tabaku takon fëmijët në Tiranë: Angazhohemi për të ofruar arsim më të mirë

sh deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka shpërndarë urimin e saj për këtë fundvit, me fëmijët e degës 8 Tiranë.

Në postimin e saj në Facebook, Tabaku është shprehur se ‘detyra jonë është të punojmë çdo ditë që ato dhe familjet e tyre të jenë më mirë’.

‘Urimi im nga zemra për fëmijët këtu, në Tiranë dhe Shqipëri! Mot më mirë! Me të vertetë 2021 do të jetë më mirë për të gjithë!’, përfundon Tabaku.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Bashkë me Arbën, Irisin & Drenin kaluam pak kohë me fëmijët e degës 8 Tiranë! Detyra jonë është të punojmë çdo ditë që ato dhe familjet e tyre të jenë më mirë.

Në sytë e tyre ishte gëzimi dhe besimi se një vit më i mirë na pret, ndërsa ne kemi besimin dhe angazhimin se do të përpiqemi më shumë për të ofruar arsim më të mirë, më shumë mundësi ekonomike për gjithsecilin.

Urimi im nga zemra për fëmijët këtu, në Tiranë dhe Shqipëri! Mot më mirë! Me të vertetë 2021 do të jetë më mirë për të gjithë!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular