BallinaKryesoreMeta: Kush bën lojra me “Detin” apo ka ngrënë një lugë çorbë...

Meta: Kush bën lojra me “Detin” apo ka ngrënë një lugë çorbë të prishur do mbajë përgjegjësi, Rama i ka bërë bisht çështjes

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini ka komentuar çështjen e Detit dhe atë të Gjykatës Kushtetuese.

Meta thotë se nga ana e kryeministrit ka pasur anashkalim të çështjes duke i bërë bisht. Për Presidentin shqiptarët janë duke marrë më shumë informacione nga pala greke se sa nga pala jonë.

Pyetje: Këshilli i Lartë i Greqisë miratoi dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon me 12 milje. Ka pasur mjaft replika mes jush dhe Kryeministrit Rama. A ka shkelur qeveria deri tani vendimin e Gjykatës Kushtetuese përderisa ju e keni cituar në letrën tuaj apo në qëndrimet tuaja në atë masë sa të cenojë interesat e Republikës së Shqipërisë?

Meta: Për këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme ka pasur vetëm qëndrime zyrtare dhe të përgjegjshme nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës. Nuk ka pasur asnjëherë replika apo batuta. Përkundrazi, ka pasur për fat të keq përpjekje nga ana e kryeministrit për ta banalizuar rëndësinë e kësaj  çështjeje dhe për t’iu ikur përgjegjësive, transparencës, integritetit dhe koherencës në lidhje me këtë çështje.

Nga ana e Presidentit ka pasur gjithmonë qëndrime shumë të qarta, parimore, konstruktive, bashkëpunuese, në respekt të Kushtetutës dhe në respekt të vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, një vendim i kërkuar nga vetë Partia Socialiste, që precizon përgjegjësitë për një marrëveshje të tillë apo të ngjashme si ajo të çdo institucioni në Republikën e Shqipërisë që nga Presidenti, Qeveria, Kuvendi dhe të gjithë institucionet e tjera.

Sa u takon hartimeve të Kryeministrit, seriozitetit të deklaratave të tij dhe besueshmërisë së tyre, mendoj se secili mund ta bëjë vetë vlerësimin, por e vërteta është që për këtë çështje të gjithë qytetarët, përfshirë edhe Presidentin, më shumë informacion kanë marrë nga pala greke se sa një informacion të qartë e të përgjegjshëm nga Kryeministri i Shqipërisë.

Unë po vazhdoj dhe do të vazhdoj të bëj punën time në këtë drejtim me përgjegjësi të plotë, në mbrojtje gjithmonë të interesit kombëtar, të të drejtave sovrane të Republikës së Shqipërisë dhe të qytetarëve tanë dhe do të vazhdoj të përmbush të gjitha përgjegjësitë e mia dhe asnjëherë nuk do t’iu iki atyre, aq më tepër të ndaj përgjegjësi me cilindo që ka ngrënë një lugë çorbë të prishur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular