BallinaAktualitetSKANDALI/ INVESTIGIMI: Shqipëria THYEN EMBARGON E SHBA DHE BE, furnizon me GAZ...

SKANDALI/ INVESTIGIMI: Shqipëria THYEN EMBARGON E SHBA DHE BE, furnizon me GAZ regjimin SIRIAN

Mediat e huaja raportojnë se anije-cisternë që nisen nga Shqipëria, thyejnë embargon ndërkombëtare duke furnizuar me gaz të lëngshëm regjimin në Damask në Sirisë.

Sipas “The Fuse”, anije të nisura nga Porto Romano në Shqipëri kanë fikur transmetuesit e vendndodhjes teksa ndodheshin në detin Mesdhe për të evituar gjurmimin, raporton Newsbomb.al.

Gazetari libanez Noam Raydan ka gjurmuar për disa muaj intinerarin e anijeve në nisura nga Shqipëria, duke arritur të zbulojë këtë skandal.

Gjatë gjithë vitit 2020, anijet janë parë në Porto Romano dhe më pas në Baniyas në Siri. Dy prej anijeve janë monitoruar për muaj të tërë, kur edhe është zbuluar thyerja e embargos.

Një prej rasteve është anija-cisternë “LPG Melody”, e larguar nga Porto Romano e Durrësit në 16 nëntor, ndërsa në 22 nëntor po priste në brigjet e Qipros, ku edhe çaktivizoi transponderin e saj, duke bërë që të mos kapet nga radarët. Anija vazhdoi rrugën drejt Sirisë dhe u pa në brigjet e Baniyas përmes pamjeve satelitore. 12 ditë më pas, anija u shfaq sërish në Qipro, ku edhe ndezi transmetuesin e vendndodhjes.

“Kur transponderi fiket, ka diçka të dyshimtë, punonjësit, kapiteni, pronarët nuk duhet t’i çaktivizojnë për asnjë moment”, tha kreu i Zhvillimit të Biznesit në Agjencinë Ndërkombëtare të Vlerësimit të Rrezikut Detar (IMRRA), Wayne Hurley.

Sipas të dhënave në internet, kjo anije-cisternë ka ndryshuar flamurin e saj 3 herë nga 2015 në 2018, duke kaluar midis Mongolisë, Tanzanisë dhe Komoreve. Ekspertët thonë se këto shtete kanë “një rekord tepër të dobët të zbatimit të ligjit ndërkombëtar”, bën me dije newsbomb.al.

Por anija-cisternë “Melody” e nisur nga Shqipëria që theu embargon ndërkombëtare ka një histori të veçantë.

Në vitin 2015 ajo quhej “Blue Way” dhe ishte në pronësi të kompanisë Turke Milenyum Energy SA, që ishte në listën e zezë dhe e sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, për të njëjtën shkelje, furnizimin me gaz të Sirisë.

Sipas Departamentit të Thesarit “Milenyum i është përgjigjur nevojave të energjisë së regjimit Sirian duke mundësuar rregullisht dërgimin e produkteve të tilla si gazi i lëngshëm i naftës dhe Gasoil në portin e Baniyas të kontrolluar nga Qeveria Siriane, me gjasë për SYTROL ose subjekte të tjera të qeverisë Siriane.”

Një tjetër anije e nisur sërish nga Porto Romano drejt Sirisë duke thyer embargon e SHBA dhe BE-së është “Jaguar S”. /Newsbomb.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular