BallinaKryesoreTerapia gjenike: Rikthehet shikimi te njerëzit me neuropati trashëguese të qelizave të...

Terapia gjenike: Rikthehet shikimi te njerëzit me neuropati trashëguese të qelizave të retinës së syrit

spot_img
spot_img

Terapia gjenike po thotë fjalën e saj për shërimin e sëmundjeve trashëguese të cilat nuk mund të shërohen me metodat e mjekësisë tradicionale. Kjo teknologji inovative synon të zëvendësojë gjenet e dëmtuara me gjene normalë, gjë që nuk mund të imagjinohej kohë më parë.

Njeriu është futur në sekretet më të thella të jetës që dje konsideroheshin të paarritshme dhe të paprekshme nga njeriu. Kemi filluar të korrigjojmë gjenet tona, duke shpëtuar nga “skllavëria” e tyre. Kjo është rruga në të cilën po ecim. Në horizont janë shfaqur mundësi të pafundme që do të ndryshojnë rrënjësisht jetët tona përballë një numri të pafund sëmundjesh, një pjesë e të cilave janë fatale.

Kështu, ekziston një lloj verbimi që quhet neuropatia trashëguese Leber (LOHN), e cila shfaqet në moshat e reja duke shkaktuar dobësim të shikimit në mesin e njërit prej syve. Pas pak muajsh, ky dëmtim prek edhe syrin tjetër duke shkatuar verbim.

Sëmundja shkaktohet nga një lloj mutacioni gjenetik (MT-ND4) të quajtur pikësor, i cili prek ADN-në e mitokondrive (mitokondritë janë organela qelizore që prodhojnë energji). Ky mutacion bëhet shkak për vdekjen e qelizave ganglionare të retinës së syrit, të cilat i japin fillimin nervit optik që çon sinjalet pamore drejt trurit

Një grup kërkuesish të Universitetit të Oksfordit dhe Pittsburgut kanë arritur të zbatojnë terapinë gjenike për korigjimin e gjenit të dëmtuar me një gjen normal. (terapia gjenike përdor gjenet normale për zëvendësimine gjeneve të dëmtuara). Ky punim u realizua në 37 pacientë të cilët pas 6 deri në 12 muajsh arritën të rifitojnë shikimin.

29 prej këtyre pacientëve rifituan shikimin në të dy sytë, megjithëse injektimi i gjenit normal ishte bërë vetëm në njërin sy. Kjo enigmë mbetet për momentin e pashpjegueshme: si ka mundësi që trajtimi i njërit sy bëhet shkak për korigjimin e syrit tjetër.

Pak e nga pak po shkelim në një erë të re që na bën optimist por edhe na frikson. Deri ku duhet të shkojmë me ndërhyrjet gjentike? Një gjë është e sigurt që kjo teknologji nuk mund të ndalet. Ajo ofron mundësi që mendja e njeriut të zakonshëm nuk i imagjinon dot. Kjo teknologji mund të rikthejë moshën mbrapsht duke shënjestruar plakjen dhe vet vdekjen, mund të dizenjojë gjenetikisht sipas dëshirës bebet e ardhshëm dhe sa e sa gjëra të tjera.

Terapia gjenike: Rikthehet shikimi te njerëzit me neuropati

Kujdes!

Gjithçka duhet mbajtur nën kontroll. Optimizmi dhe dyshimi janë dy shinat mbi të cilat ka lëvizur vazhdimisht shoqëria njerëzore. Kjo filozofi është trajtuar më në detaje në botimin tim të fundit “Përtej njeriut: a mund ta rishkruajmë librin e jetës”, që do të jetë në dorën e lexuesve në ditët e para të vitit 2021.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular