BallinaKryesoreVaksinat anti-Covid/ Reagon Basha: Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, shet...

Vaksinat anti-Covid/ Reagon Basha: Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, shet dështimet si suksese

Kreu i PD-së Lulzim Basha, me anë të një reagimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me vaksinat ndaj koronavirusit.

Basha shprehet se Rama premton shumë dhe sjell pak vaksina në vendin tonë, ndërsa shton se kryeministri shet dështimet sikur janë suksese.

Postimi i kryetarit të Partisë Demokratiike Lulzim Basha:  

Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular