BallinaAktualitet“E gjetëm vetëm, me kujtimet e tij”/ Arbana Osmani prek të gjithë...

“E gjetëm vetëm, me kujtimet e tij”/ Arbana Osmani prek të gjithë me surprizën që i bëri babait të ndjekëses (VIDEO)

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, kishte vendosur që më datë 31 dhjetor, të gatuante gjelin me përshesh dhe këtë pjatë t’ia bënte surprizë dikujt në ditën e fundit të vitit.

Arbana u kërkoi ndjekësve të saj të shumtë që në koment të linin një emër, të cilët ata dëshironin që të surprizonin. E mes mijëra mesazheve, moderatorja e njohur kishte përzgjedhur Irakliun, i cili jetonte i vetëm.

Njëra prej vajzave të tij, kishte kërkuar nga Arbana ta bënte të lumtur. Në 31 dhjetor, Osmani së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishaj, shkruan dhe i trokitën në derë Irakliut.

Gjatë darkës ata kanë biseduar dhe Irakliu ka rrëfyer historinë e tij, me të cilën fillimisht ka përlotur moderatoren por më pas edhe gjithë ata që kanë parë videon e publikuar në “Instagram”-in e Arbanës.

“Surpriza ime per Irakliun, babain e Brunes. Dje, gjate paradites zgjodha nje nga 5 mije e ca mesazhet qe kishin ardhur ne lidhje me idene qe kisha per te bere te lumtur nje person te dashur te nje prej ndjekesve te mi. Kurre s’do ta kisha imagjinuar qe ky njeri do te me emociononte aq shume e do te ma ngrohte zemren ne ate menyre. Irakliun e gjetem vetem, me kujtimet e tij, larg vajzave, te cilat ne naten e nderrimit te viteve e vetmja gje qe donin ishte qe babai i tyre te trokiste goten me dike. Gezuar, ky eshte nje dedikim per te gjithe ata qe kane humbur nje njeri te shtrenjte ne vitin qe lame pas, me shpresen per te gjetur force e shijuar jeten, me te gjitha te papriturat qe sjell, qofshin keto edhe nje pjate e thjeshte me gjel e pershesh”, shkruan Arbana krahas videos ku tregon momentin kur ka trokitur në derën e Irakliut dhe gjithë bisedën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular