BallinaKronikeE rëndë/ Asfiksohen gjatë festimeve, ndërrojnë jetë tetë studentë

E rëndë/ Asfiksohen gjatë festimeve, ndërrojnë jetë tetë studentë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës, ku kanë humbur jetën tetë të rinj.

Mediat vendase raportojnë se viktimat janë katër vajza dhe katër djem të moshava 18 deri në 20 vjeç.

Mësohet se të rinjtë janë asfiksuar me gaz. Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliq, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.

Sakaq, 4 janari është shpallur ditë zie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular