Mbrëmjen e djeshme në “Soiree” ishte i ftuar këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Claydee.
Gjatë emisonit, ndër të tjera këngëtari i hiteve të njohura foli për sukseset e tij më të mëdha, ndër të cilat është edhe “How bad do you want it” që u bë kolonë zanore e filmit të famshëm “Fast and Furious” .
Për këtë projekt kaq të rëndësishëm kinematografik tha se ka marrë edhe vlerësimin nga YouTube.
“Para një jave më erdhi pllaka e platinit që albumi ka bërë 8 miliardë streams dhe është kënga ime brenda aty dhe jam shumë i lumtur”, është shprehur Claydee.