BallinaKronikeÇ'po ndodh?! E diel tragjike, 6 aksidente, 3 viktima dhe 9 të...

Ç’po ndodh?! E diel tragjike, 6 aksidente, 3 viktima dhe 9 të plagosur në më pak se 24 orë

Rrugët e vendit janë ‘përgjakur’ si pasojë aksidenteve sot. Në vend janë regjistruar gjashtë aksidente, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur nëntë të tjerë.

Aksidenti më i fundit u regjistrua pak minuta më parë në aksin Elbasan-Metalurgji, ku u përplasën një mjet tip Volkswagen, me një furgon me pasagjerë, të cilët po ktheheshin nga juglindja e vendit, ku kishin shkuar për të festuar. Si pasojë mbetën të plagosur shtatë persona.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, një aksident në superstradën Lezhë-Milot i mori jetën 24-vjeçarit Denis Dedgjonaj, ndërsa mbeti i plagosur Ndue Pjetri.

Ndërkohë, në Këlcyrë humbi jetën një 62-vjeçar, i cili u përplas nga një makinë, ndërsa po udhëtonte me biçikletë.

Akil Ruçi, 27-vjeç, humbi jetën sot pas një aksidenti të rëndë që u regjistrua në fshatin Gjormë, në Vlorë, ku automjeti që drejtohej nga ai, doli nga rruga.

Një tjetër aksident u regjistrua në autostradën Milot-Mamurras, ku mbetën të plagosur dy persona.

Po ashtu, një tjetër aksident u regjistrua pranë tunelit Tiranë-Elbasan, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular