Ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, shtetasi Kledis Deda i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin tip ‘Volksvagen Cabriolet’ të drejtuar nga shtetasja F. B, I cili u përplas në mbrëmje me një minibus me ku udhëtonin pasagjerë që po ktheheshin nga një udhëtim në juglindje të vendit.
Në këtë aksident janë plagosur edhe 9 pasagjerë që udhëtonin me minibusin.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volksëagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volksëagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.