BallinaPolitike30 vite PD Lushnjë, Saimir Korreshi: Mirënjohje themeluesve. Policia dhe trupat speciale...

30 vite PD Lushnjë, Saimir Korreshi: Mirënjohje themeluesve. Policia dhe trupat speciale nuk i trembi në kërkim të lirisë

Nga Saimir Korreshi

Si sot 30 vite me pare ne 4 Janar 1991, ne Lushnje organizohet protesta e pare kundra sistemit komunist e diktatorial te instaluar ne Shqiperi!
Nen drejtimin e disa intelektualeve te cilet me pas pervijuan e themeluan, drejtuan PD, te rinj, qytetare, banore te fshatrave si dhe te internuar e perndjekur nga 11 qendrat e internimit e kampet e punes te Lushnjes guxuan te kerkonin Liri – Demokraci, nje thirrje qe u be simbol i cdo proteste!
Mijera qytetare mbushen sheshin perpara godines se postes, thyen friken e arriten te realizonin endrren e tyre per rrezimin real te nje nga sistemet me te egra te diktaturave si ai ne Shqiperi!
Policia dhe trupat speciale sulmuan me shkopinj gome qytetaret ne shesh por kjo nuk i trembi aspak, perkundrazi i nxiti ata per ti shkuar deri ne fund kauzes!
Qytetare te Lushnjes! Gezuar pervjetorin e 30 – te te shprehjes se fjales se lire dhe rrezimit te diktatures! Shqiperia dhe Shqiptaret jane nje popull qe e duan demokracine dhe lirine e tyre ne te gjitha aspektet e jetes!
Falenderim e mirenjohje per te gjithe ata qe moren guximin te drejtonin protesten e pare kunder diktatures ne Lushnje.
Perulje per te gjithe drejtuesit nder vite te Partise Demokratike ne Lushnje, per te gjithe demokratet qe nuk rreshten ti bejne balle se keqes qe perçonte kominizmi.
Bashkeqytetare te dashur, anetare e simpatizante te PD! Jemi ne nje situate te ngjashme ku dje rrezonim eterit dhe sot duhet te largojme bijte e tyre!
25 Prilli eshte dita e ndryshimit te madh per Shqiperine dhe Shqiptaret!
Gezuar 30 vjetorin e lirise se mendimit dhe protestes popullore!
Fitore ✌️
Autori eshte kreu i PD Lushnje
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular