BallinaAktualitetCovid-19/ Mjeku Dasho: Ja kur mund të themi se Shqipëria e ka...

Covid-19/ Mjeku Dasho: Ja kur mund të themi se Shqipëria e ka mundur të keqen

Viti 2021 për shqiptarët nisi me një lajm të shumëpritur, atë të mbërritjes së vaksinave anti-covid në javën e tretë të janarit. Ishte vetë kryeministri Edi Rama që njoftoi se Shqipëria ka arritur një marrëveshje me Pzifer/Biontech për 500 mijë dozat e para, ndërkohë që në javën e  tretë të janarit pritet të vijë një kontigjent prej 10.700 dozash.

Por ashtu si është deklaruar edhe më parë vaksina e Pfizer edhe pse ka një efektshmëri shumë të lartë deri në 95%, ka një vështirësi në transportim dhe menaxhim deri në implementimin e saj.

Në një lidhje “Skype” për “Wake Up” nga Gjermania, mjeku Erion Dasho theksoi se kur mund të quhet se problemi i Covid-19 është drejt zgjidhjes.

“Ne mund të themi që e kemi mundur të keqen kur të nisë vaksinimi dhe kur vaksinimi të ketë arritur të paktën në grupet në risk, ashtu siç po bën këto ditë Izraeli.

Në momentet që ne të kemi të vaksinuar grupet në risk, që janë personeli mjekësor, personat e prekur nga sëmundje kronike, personat mbi 65-vjeç, ne mund të themi që kemi relativisht më të sigurt dhe ky grup popullate vlerësohet qindra-mijëra qytetarë.

Pra, nëse do të kemi të imunizuar qindra-mijëra qytetarë nga këto grupe risku, atëherë mund ta themi me plot gojën që problemi i Covid-19 është futur në rrugëzgjidhjen përfundimtare edhe në Shqipëri”, theksoi Dasho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular