BallinaAktualitetItalia merr vendimin, ja kur pritet të rihapen shkollat fillore dhe të...

Italia merr vendimin, ja kur pritet të rihapen shkollat fillore dhe të mesme

Italia ka marrë vendimin për rihapjen e shkollave të mesme në vend më 11 janar dhe atyre fillore më 7 janar.

Qeveria italiane ishte në diskutime për shtyrjen deri më 15 janar, por pas presioneve të brendshme, u vendosën datat 7 dhe 11 janar.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, jo të gjitha shkollat e mesme në Itali do të rinisin mësimin në të njëjtën ditë dhe mbi të gjitha, disa do të vijojnë ende mësimin në distancë, kjo në rajonet që vijojnë të kenë një numër në rritje të rasteve të koronavirusit.

Në Itali kanë mbërritur edh dozat e para të koronavrisuit, por me gjithat vendi vijon të regjistrojë shifra të larta infeksionesh ditore, ndërsa po ashtu ka regjistruar edhe rastet e para me variantin e ri te COVID, që u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular