BallinaKronikeDETAJET/Makina iu qëllua me armë gjatë natës/ 25-vjeçari nga Lezha ishte ndaluar...

DETAJET/Makina iu qëllua me armë gjatë natës/ 25-vjeçari nga Lezha ishte ndaluar për një aksident ku vdiqën 2 persona

25-vjeçari Eduart Pica, të cilit gjatë natës i është qëlluar makina me armë në Lezhë, 3 vite më parë ka qenë i ndaluar për një aksident të ndodhur në Fushë Krujë, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Ai ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve të ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me një tjetër mjet tip “Benz” dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.

Për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.

Autorët që kanë qëlluar makinën e Picës janë larguar me një automjet. Aktualisht po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar mjetin./Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular