BallinaKronikeAksident i rëndë në portin e Durrësit, trajleri shyp për vdekje 25-vjeçaren

Aksident i rëndë në portin e Durrësit, trajleri shyp për vdekje 25-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme, ku një mjet tip trajler, ka aksidentuar një 25 vjeçare, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular