BallinaAktualitetEmri i kreut të Gjykatës Kushtetuese: Brenda javës nisin çështjet e nxehta...shqyrtohen...

Emri i kreut të Gjykatës Kushtetuese: Brenda javës nisin çështjet e nxehta…shqyrtohen 20 dosje brenda dates..

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur sot për herë të parë në vitin 2021 për të diskutuar mbi ecurinë e punës në vijim dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

Raportohet se 7 gjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur edhe për të diskutuar për zgjedhjen e drejtuesit të ri mes tyre. Kryetari zgjidhet me shumicë votash dhe ka një mandat 3- vjeçar. Në mbledhjen e sotme është rënë dakord që deri sa të zgjidhet kryetari i ri, Vitore Tusha në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, do të vazhdojë ushtrimin e kompetencave të Kryetarit.

Gjithashtu ai raporton se është marrë vendimi që javën tjetër të nisë shqyrtimi i çështjeve dhe parashikohet që deri në mesin e muajit shkurt do të shqyrtohen rreth 20 te tilla. Po ashtu, siç u paralajmërua në mbledhjen e 29 dhjetorit, nga sot u përcaktua edhe ecuria e punës me kërkesat dhe kalendarizimi i tyre.

Gjykatën Kushtetuese e presin një sërë çështjes të ‘nxehta’ që pritet të sjellin edhe reagime politike. Në Kushtetuese pritet të shqyrtohet  kërkesa e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Ilir Meta për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Rama ka kërkuar interpretimin e pikës 1 të nenit 98 të Kushtetutës, e cila parashikon që ‘ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve’. Mosmarrëveshja u krijua pasi presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, çka detyroi Ramën të emërohej vetë dhe t’i delegonte detyrën Cakajt.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 është një çështje që pritet të marrë vëmendjen e anëtarëve të Kushtetueses pasi opozita i cilësoi si antikushtetuese. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila korrikun e kaluar ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike. Një çështje e nxehtë është edhe prishja e Teatrit Kombëtar. Në Maj të 2019-s, Presidenti Ilir Meta depozitoi një kërkesë duke ankimuar ligjin për “Shembjen e Teatrit”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Vendimi/ Vitore Tusha vijon të jetë kryetare në detyrë në Gjykatën Kushtetuese

Vitore Tusha do të vijojë që të ketë kompetencat e kryetares e Gjykatës Kushtetuese deri në zgjedhjen e kryetares së re. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e radhës.

“GJYQTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE, NË MBLEDHJEN E SOTME TË DATËS 7 JANAR 2021 VENDOSËN SI MË POSHTË VIJON: TË FILLOJNË PROCESIN E HARTIMIT TË RREGULLAVE PROCEDURALE ADMINISTRATIVE NË FUNKSION TË ZGJEDHJES SË KRYETARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE, BAZUAR NË NENIN 7/D TË LIGJIT NR.8557/2000 (I NDRYSHUAR);

TË NGARKOJNË ZNJ. VITORE TUSHA, NË CILËSINË E GJYQTARES MË TË VJETËR NË DETYRË, PËR TË VAZHDUAR USHTRIMIN E KOMPETENCAVE TË KRYETARIT DERI NË PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË ZGJEDHJES SË KRYETARIT;

TË CAKTOJNË PËRBËRJEN E 3 KOLEGJEVE PËR VITIN KALENDARIK 2021, NË BAZË TË NENIT 13, SHKRONJA E) TË LIGJIT NR. 8577/2000, I NDRYSHUAR;

TË CAKTOJNË KALENDARIN E ÇËSHTJEVE PËR SHQYRTIM NË SEANCË PLENARE DHE NË MBLEDHJEN E GJYQTARËVE, DUKE PASUR PARASYSH JO VETËM RENDIN KRONOLOGJIK TË ÇËSHTJEVE TË MBARTURA, POR EDHE NATYRËN DHE RËNDËSINË E TYRE”, THUHET NË NJOFTIM.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular