BallinaKronikeFlet drejtori i shkollës në Greqi, ku Kristina Bardhi studionte: Mbaj mend...

Flet drejtori i shkollës në Greqi, ku Kristina Bardhi studionte: Mbaj mend që dy motrat vinin…

Kristina Bardhi është një prej dy viktimave të vrara nga Përparim Ademi në prag të ndërrimit të viteve . Kristina ishte e pagëzuar në vitin 2019 në Kavala( Greqi) dhe kishte ëndërra për jetën.

Që nga shtatori i 2018 Kristina së bashku me motrën e saj Adriana ishin të regjistruara në shkollën ‘Shansi i Dytë’ në Kavala aty ku jetonin.

Drejtori i shkollës z. Stylianos Tzamos ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat greke ku ka deklaruar se Krsitina dhe Adriana ishin dy gra që donin të merrnin diplomën e shkollës së mesme dhe shkonin çdo mbasdite në shkollë dhe largoheshin së bashku pa krijuar asnjë problem në dy vitet e studimit.

Deklarata e tij

‘Kristina u pagëzua në moshë të madhe në kishën e Shën Barbarës në fillim të viti 2019. Ajo kishte ardhur tek ne në shtator 2018 dhe u diplomuar në qershor të 2020. Ajo na kishte thënë kur erdhi në shkollë se dëshironte të merrte një emër të krishterë dhe të pagëzohej. Mora pjesë në pagëzim me disa nga shokët e saj të klasës sepse ishim të prekur nga vendimi i saj. Në shkollë ajo dëshironte të mësonte dhe të shkruante shumë mirë gjuhën greke. E dija që ajo ishte në vendin tonë për disa vite, fliste shumë mirë greqisht , por donte ta përmisonte gjuhën e saj në  të shkruar’’.

Vrasja brutale e dy grave në prag të Vitit të Ri nga Përparim Ademi , zbuloi dhe veprimin e një unaze të trafikut të foshnjave që ndodhi në Selanik, sipas ankesave të dy vëllezërve të tjerë të viktimave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular