Nga Orjola Pampuri
Edi Rama eshte nje deshtim, dhe kete nuk mund ta mbuloje me as propaganda e as aktrimi i tij i shemtuar perballe shqiptareve. Ate nuk mund ta besoje me asnje qytetar.
Vendet e BE kontraktuan kompanite per vaksinat, muaj me pare, pa zhurme, pa show, por ajo qe prevalonte ishte perkushtimi, pergjegjshmeria dhe detyrimi moral per t’iu gjendur prane qytetareve qe ata perfaqesojne. Asnjeri prej tyre nuk pati nevoje te shkoje, ne SHBA, te mbushe media e portale me skena te shemtuara mashtrimi, sic beri Edi Rama. Kosova, vete me perkushtim e pa protagonizem, arriti te siguronte me shume se dyfishin e vaksinave, qe Edi Rama artikulon se do te perfitoje Shqiperia, te cilen per show deklaroi se do ta mbeshteste. “I mbyturi” qe per protagonizem merr persiper te shpetoje te tjeret, qe ne fakt e lane shime hapa pas. Megjithate i gjithe ky show bosh, propagandistik me vaksinat vetem per fushate, tregon friken qe ka kapluar Edi Ramen, per nje humbje te thelle me 25 Prill.
Me ke kujton ky kryeminister se po flet, sepse duke i trajtuar ne menyre te tille qytetaret e ketij vendi, qe pervecse i ka varferuar, perzene ne emigracion, tashme edhe po i fyen, dhe perpos mijera fakteve qe e vertetojne kete, ishte dhe show i shemtuar i autoambulancave, per te cilat ishte fare i pavend i gjithe ai organizim, si te ishim vend i botes se trete, qe gezonim se mberriten disa autoambulanca, qe ne fakt eshte minimumi qe duhet te bente, pa zhurme fare qe ne fillim te pandemise. Nga ana tjeter, ben show me stadiumin dhe logon “Shqiperia buzeqesh”, besoj nuk keni pare e degjuar te thuhet Franca buzeqesh, Italia buzeqesh, apo Gjermania buzeqesh. Ne fakt ata vaksinojne, kane siguruar vaksinat, zinxhirin ftohes dhe te gjithe mekanizmat per te vaksinuar popullaten. Por mesa duket i vetmi qe qesh, eshte ky qe nuk ben asgje, pervecse tallet, dhe mundohet tu hedhe hi syve shqiptareve me propagande e mashtrime. Procesi i vaksinimit duhet te nise padiskutim nga sistemi shendetesor, ne cdo hallke te tij, por duke mos lene per asnje moment jashte vemendjes dhe grupet ne risk si moshat e treta apo te semuret kronike qe jane me te riskuar ndaj Covid. Por me kete numer te ulet vaksinash, eshte e pamundur te parashikosh nje strategji te qarte vaksinimi.
Edi Rama, po perdor cdo mekanizem per ta vene ne sherbim te propagandes per fushate, perfshi ketu edhe show-n me vaksinen, proces i cili do te vijoje e perfundoje kur Edi Rama te mos jete me kryeminister, pas 25 Prill-it.