Pas Partisë Demokratike edhe PS ka dërguar në KQZ propozimin e saj për qarqet ku mund të pilotohet votimi elektronik në 25 prill.
Sipas shkresës që mazhoranca i ka dërguar KQZ thuhet se PS është dakord me kërkesën e demokratëve për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.
Mazhoranca kërkon që ky projekt të pilotohet në disa njësi administrative të Tiranës.
Tashmë KQZ ka në tryezë kërkesat nga dy partitë kryesore. Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik.