BallinaAktualitetCovid bën kërdinë në Londër, kryetari i Bashkisë: Po na mbarojnë shtretërit...

Covid bën kërdinë në Londër, kryetari i Bashkisë: Po na mbarojnë shtretërit për pacientët

Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan dha sot alarmin për shkak të mbipopullimit të spitaleve nga pacientët me Covid-19. Shtretërit e lirë në spitalet e Londrës janë drejt mbarimit për shkak të numrit të lartë të shtrimeve të pacientëve me Covid-19

“Në ditët e ardhshme, mund të na mbarojnë shtretërit e lirë për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19 në kryeqytet”, tha kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan.

Khan pohoi se virusi është jashtë kontrollit dhe spitalet janë në prag të mbingarkesës. “Spitalet janë në prag të mbingarkesës. Nuk ka pasur asnjë moment gjatë kësaj pandemie ku unë kam qenë më i shqetësuar sesa jam sot”, shtoi ai.

Khan iu bëri thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë në shtëpi” dhe tha se punonjësit e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar “janë të mbingarkuar me punë

Britania e Madhe aktualisht po përballet me një valë shkatërruese të pandemisë. Të mërkurën, ajo regjistroi rritjen e saj më të lartë ditore në vdekjet e lidhura me koronavirus që nga prilli, me një total prej 1,041 vdekjesh.

Vendi aktualisht është nën bllokim, me kufizime të vendosura në të katër kombet e saj. Deri tani në Britaninë e Madhe janë regjistruar 2,898,057 të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur 78,633 persona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular