BallinaOP EDMe Ne ata dhe Ne për ata, që u nëpërkëmbën padrejtësisht që...

Me Ne ata dhe Ne për ata, që u nëpërkëmbën padrejtësisht që nga 1944 !

Nga Shpëtim Axhami
Kreu i PLL

Partia Lëvizja e Legalitetit, do të di që nëpërmjet përfaqësuesve të saj dhe programit konkret të vetin, të bashkojë, përfaqësojë dhe të kthejë dinjitetin e atyre që i ndau komunizmi i mbrapshtë i instaluar më 1944 e vazhdoj t’i nëpërkëmbë pluralizmi i pas viteve ‘90.

Eshtë një shtresë e gjërë e nacionalistëve, e pronarëve, e antikomunizme, e ish qevetitarë dhe e intelektualëve të para vitit 1944 ata që komunizmi i sapo instaluar në Shqipëri i’u mohoj çdo te drejtë duke i detyruar të largohen jashtë atdheut, e duke i’u sekuestruar çdo pronë vetëm e vetem nga ajo qe këta nuk ishin me ta, sot pasardhësit e tyre janë pjesë e inteligjencës dhe biznesit në diasporë.
Jane me qindra e mijra familje e individ intelektuale, pasardhës të familjeve më të mira shqiptare, disidentë që pas vitit 1944 e deri më 1990 u vrane, burgosën e u persekutuan vetëm e vetëm se nuk pajtoheshin me diktaturën ose ishin pasardhes të atyre që nuk deshën komunizëm, ata dhe trashigimtarët e tyre nuk u integruan e nuk u trajtuan si duhet edhe gjatë këtyre 30-viteve pluralizëm.
Janë me qindra e mijra individë, intelektualë e familje që u zhgënjyen nga pluralizmi i pas viteve ‘90, duke mos u realizuar si duhet të drejtat e tyre të pronës, lirisë dhe zhvillimit ashtu si në një vend e shtet demokratik europian.
Janë pra pikërisht të gjithë këta, që kanë një vijë ndarëse me ata që kanë drejtuar këtë vend që prej 1944 e deri sot, tek të cilët duhet e do të mbështetet legaliteti per votën e tyre e njëkohsisht duke ju bërë thirrje për tu integruar brenda nesh në strukturë e me të drejtë dhe hapsirë perfaqësimi.
Do jenë pikërisht përfaqësuesit e këtyre shtresave, që nuk deshën komunizëm por deshën shtet komb e zogizëm, ata që do kërkojnë votën e shqiptarëve, duke mos i zhgënjyer dhe duke mos abuzuar me vullnetin e votës së tyre por duke sjellë ndryshim, shtet të së drejtës dhe zhvillim për të gjithë.
Eshtë momenti që këto shtresa duhet të dijnë se kë të zgjedhin e kë të mbështetin, jo vetëm për të larguar këtë mazhorancë aktuale, por për të ndryshuar raportet politike të deritanishme mes subjekteve në Shqipëri ku edhe PLL të zërë vendin që meriton si subjekti më afër interesave të këtyre shtresave.
Eshte Momenti! Bashkohu dhe Ti!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular