BallinaAktualitetCeka rrëfen negocimin me Ramiz Alinë për arrestimin e Nexhmije Hoxhës

Ceka rrëfen negocimin me Ramiz Alinë për arrestimin e Nexhmije Hoxhës

Neritan Ceka ka qenë i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion” në rubrikën “Rrëfimi i rrallë i…”. Ceka ka treguar ndër të tjera edhe momentin kur nga Partia Demokratike, si kryetar i grupit u ngarkua për të negocuar arrestimin e Nexhmije Hoxhës.

Pjesa nga biseda në studio

Fevziu: Në vitin 1991 u caktuat të negocionit arrestimin e Nexhmije Hoxhës dhe disa kushte të tjera? Si ka qenë ky negocim?

Ceka: Unë nuk kam qenë për këtë lloj gjuhe. Natyrisht që a janë mbajtur shënim? Kam thënë që nuk duhet të futemi tek pjesa që ka të bëjë me gjykatën. Një nga të rejat që kemi sjellë është ndarja e pushteteve, ne jemi legjislativ. Megjithatë, atje kishte një bërthamë të fortë të njerëzve që më pas u përjashtuan nga PD për këtë arsye. E kam marr unë me Genc Rulin përsipër. U takuam me Ramiz Alinë. Ai na tha: Ju do shkoni tek Nexhmija, pas saj do vini tek unë. Dhe ishte logjike.

Fevziu: Ishte i trembur Alia?

Ceka: Na ka pritur në mënyrë më miqësore.

Fevziu: Ishte i gatshëm ta lëshonte Alia Hoxha?

Ceka: Unë besoj që nuk ka qenë e vështirë, mjaftonte t’i thoshte prokurorit bëj detyrën, por ajo që na interesonte ne më shumë ishte televizioni./Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular