Zgjedhjet e 25 prillit/Agron Duka marrëveshje me Bashën, për listën e PD: Pse erdhi ky vendim

0

Kreu i Partisë Agrare Ambientalise, Agron Duka deklaroi se ka arritur një marrëveshje me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku do të hyjë në listat e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Ky fakt u konfirmua sot nga Duka në emisionin “Real Story” në ‘News24’.

“Nuk është se e kam pasur të lehtë, ka qenë vendim shumë i vështirë. Ndoshta unë e shoh me subjektivizëm, apo anëtarët e PPA-së, kemi diskutuar nëse duhet ta pranojmë apo jo. Që të kemi vetëm një vend të sigurt në lista, sepse këto lista janë të mbyllura faktikisht”, tha ai.

Balla: Nuk janë të mbyllura

Duka: Nëse nuk do të ishin të mbyllura pse bëhet gjithë ky diskutim? Na dhanë një, na dhanë dy. Prandaj bëhet, pasi nëse je jashtë listve fituese sa është mesatarja, rreth 10 mijë vota më duket, që nuk ka asnjë mundësi për t’i marrë, parashikoj që në të gjithë Shqipërinë kjo të ndodhi në një apo dy raste. Dhe nëse ndodh në këto raste, për mua nuk ka ndryshuar asgjë, gjykoj që ka për të qenë shumë e vështirë. Nëse unë dal vetë me stemën e PPA ndoshta mund të mbledh 10 mijë vota, sepse mënyrën për t’i vjel këto vota e kam më të thjeshtë, se sa duke qenë veç një emër në listën e përbashkët, që është listë koalicioni. Por në një farë mënyrë fshihet sigla e partisë. Nuk e dimë akoma se s’i do dalë, me emra apo sigël partie, apo me numër. Të gjitha këto na fusin në një qorrsokak. Dhe me një vendim shumë të vështirë për të marrë për partitë e vogla. Ju e dini që ky kod u bë pikërisht kundër këtyre partive të vogla. Të më pyesësh mua absolutisht që do të kishim dëshirë që të kandidonim me siglën e PAA, por në këtë mënyrë pa komisionerë, pa numërues, me një numër kaq të madh votash për të nxjerrë një deputet është pothuajse e pamundur, ose shumë-shumë e vështirë. Prandaj ne morëm këtë vendim. Por edhe për faktin tjetër që ajo që duhet të na shqetësojë më shumë mendoj unë, pastaj për të krahasuar partitë, partitë tona nuk krahasohen dot se Fatmiri ka një të kaluar, ka një background, ka ca shifra ndërkohë që PAA ka marrë në 2016 dhe që nga ai moment s’kemi pasur zgjedhje. Ne vetëm mund të shkojmë me hamëndje se ku mund të jemi. Ajo që na intereson është të kalojmë këtë ngërcc politik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.