BallinaKronike“Merret peng një vajzë, u fut me forcë në makinë”/Zbardhet ngjarja, e...

“Merret peng një vajzë, u fut me forcë në makinë”/Zbardhet ngjarja, e Kamzes policia gjen çiftin

Në hyrjet dhe daljet e Tiranës, por edhe në kryqëzime, një ditë më parë u vendosën një sërë postblloqesh policie të armatosur.

Shkak ishte një telefonatë nga një qytetar i cili raportoi në polici se një pengmarrje kishte ndodhur këtu në institute. Uniformat blu u ngritën në këmbë, por pas verifikimeve, ngjarja që u duk si pengmarrje, rezultoi të ishte një sherr mes një çifti të rinjsh nga Kamza. Djali e mori forcërisht vajzën pas debatit dhe e hipi në makinë. Më pas u larguan menjëherë.

Pak orë më pas, policia arriti të lokalizonte çiftin e të rinjve, dhe pas këqyrjes së celularëve të tyre, rezultoi se ata ishin në një lidhje prej 4 vitesh, dhe se debati kishte lindur në një moment gjaknxehtësie.

Kjo ngjarje, tregon se qytetarët tashmë janë më të vetëdijshëm në raste kur shohin situata të tilla apo paligjshmëri dhe i drejtohen policisë.

Të dhënat që Top Channel ka siguruar, për muajin janar të këtij viti, tregojnë se krahasuar me gjysmë e janarit të vitit 2020, ka një rritje të numrit të telefonatave në drejtim të policisë.

9275 telefonata u regjistruan janarin e kaluar, ndërsa këtë vit, janë 11.496 telefonata.

Kryesisht këto kanë qenë për denoncime të ngjarjeve të ndryshme, si vjedhje në banesa, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor,  për persona të dyshimtë, për shpërndarje të lëndëve narkotike, por edhe paligjshmëri të tjera.

Në dorë të qytetarëve, është edhe aplikacioni Komisariati Dixhital, nga ku mund të bëhen denoncime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular