BallinaKryesorePROFIL/Për Fierin një jurist profesionist, një politikan opozitar qëndrestar dhe i aftë...

PROFIL/Për Fierin një jurist profesionist, një politikan opozitar qëndrestar dhe i aftë si shtetar

Nga Mina HYSA

Shqipëria gjendet në udhëkryq. Shqiptarëve do të iu duhet që më 25 prill të vendosin nëse do t’i bashkohen përpjekjeve serioze për të iu bashkuar familjes së madhe europiane, për të shkuar drejt perëndimit, apo të lejojnë që në këtë vend të instalohet përfundimisht sistemi monopartiak.
Tre muaj dhe 2 javë na ndajnë nga dita, kur secilit i duhet të marrë këtë vendim të madh duke larguar me votë PS dhe Rilindjen nga pushteti e cila ishte një zhgënjim në këto dy mandate qeverisëse. E për të votuar kundër nevojitet alternativa. Në krizën e thellë të mosbesimit, arrogancës së pushtetit, qytetarëve ju nevojitet një forcë politike e përgjegjshme me program të qartë ekonomik për zhvillimin e Shqipërisë, të ketë prioritet interesin publik, një lider me vizion perëndimor që e garanton këtë ndryshim të pritshëm prej tyre. Partia Demokratike, një forcë antikomuniste, perëndimore dhe kryetari i saj Lulzim Basha janë të vendosur që të sjellin jo vetëm një ndryshim politik në Shqipëri, por një ndryshim real në të gjitha aspektet që do të përmirësojë rrënjësisht jetën e qytetarit.
Me një program të qartë pro-qytetarëve dhe jo-oligarkëve, Lulzim Basha ka nisur trokitjen në derën e çdo shqiptari, ka nisur krijimin e aleancës së madhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm për të sjellë pas 25 prillit zhvillimin e shumëpritur të Shqipërisë. Për t’i paraprirë zbatimit të këtij programi Basha ka menduar dhe një ekip që do ta mundësojë realisht këtë ndryshim. PD dhe lideri i saj ka nisur nxjerrjen e drejtuesve politikë në qarqe. Janë 5 personalitete të forta të kësaj force politike që tashmë janë bërë publikë në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Fier.
Për Fierin, PD dhe Lulzim Basha kanë emëruar drejtues politik, një djalë nga ky qark. Në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ky emër me një peshë të madhe në politikën e ditës, që për profesionalizimin që e karakterizon, mardhënien ekselente njerëzore, nuk nderon veç qarkun nga i cili ka origjinën, por vet Partinë Demokratike të Shqipërisë. Eshtë një jurist profesionist, ekspert i së drejtës. Fal shkollimit ekselent, ka spikatur profesionalisht në detyrat e mbajtura, por duke qenë në politikën aktive mbetet një politikan simpatik, energjik, i duhuri që i nevojitet një force politike si në opozitë ashtu dhe në pushtet.
Quhet Enkeljed Alibeaj, një jurist profesionist gjë që e ka treguar e konfirmuar në detyrat e ushtruara, është një politikan opozitar qëndrestar, por edhe i aftë si shtetar gjë të cilën e ka treguar më së miri në funksionet administrative të mbajtura nën qeverisjen e Partisë Demokratike.
Një kapacitet i tillë intelektual, e fakti që PD dhe Lulzim Basha emëroi drejtues politik për qarkun Fier një djalë nga kjo zonë, është një vlerësim për qytetarët të cilët do gjejnë tek Alibeaj cilësitë më të mira të politikanit por dhe garancinë që ai do të jetë garant i drejtëpërdrejtë dhe i pakompromis i interesave të tyre. Mbrojtja e interesit publik ka qenë gjithnjë prioritare për Enkeled Alibeaj, kjo fal jo vetëm kulturës personale që rrezaton, por dhe shkollimit. E ka treguar dhe në detyrat shtetërore të mbajtura.
Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në 1997 Enkelejd Alibeaj fitoi konkursin për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës, duke u bërë kështu një nga të diplomuarit e brezit të parë të magjistratëve. Ai mori titullin “Magjistër” me rezultate të shkëlqyera nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2000. Po në vitin 1999-2000 Enkelejd Alibeaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, një nga gjykatat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë.
Në vitet 2000-2003 ai ka ushtruar detyrën e drejtorit ekzekutiv të një organizate jofitimprurëse në fushën e së drejtës “Instituti i Studimeve Demokratike” me objekt të veprimtarisë së vet studimet në fushën e së drejtës dhe përgatitje të legjislacionit. Eshtë angazhuar nga OSBE – Prezenca në Shqipëri si një nga ekspertët më të mirë vendas në fushën e sistemeve dhe legjislacionit të zgjedhjeve. Në vitet 2000-2005 ai ushtroi profesionin e avokatit, duke drejtuar studion ligjore të krijuar prej tij, e cila shpejt u bë e njohur për reputacionin dhe profesionalizmin në fushën e drejtësisë.
Sfidat për Alibeaj do të rriteshin, teksa në vitin 2005, ish-kryeministri Berisha i cili erdhi në pushtet me vendosmërinë për të luftuar korrupsionin dhe moton: “Me duar të pastra”, duhej një person i cili do ia justifikonte besimin. Enkelejd Alibeaj do të emërohej në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionin pranë Këshillit të Ministrave. Emërimi në këtë detyrë ishte kompetencë e drejtpërdrejtë e Kryeministrit dhe departamenti që drejtoi përbënte një strukturë të rëndësishme dhe efikase të hetimit administrativ të veprimtarisë së administratës shtetërore, e në fakt puna e pakompromis e bërë nga ky departament nën drejtimin e Enkeled Alibeajt prodhoi rezultate konkrete dhe të vlerësura nga opinioni i brendshëm dhe organizmat ndërkombëtare. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre rezultateve pozitive. Enkeled Alibeaj dhe departamenti që ai drejtoi i garantoi kryeministrit Berisha, qytetarëve shqiptarë luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, iu siguroi përdorim me efikasitet të taksave për investime, ku në fakt në mandatin 2005-2009, PD pati rezultate mbresëlënëse në përmirësimin e infrastrukturës në vend. Gjatë këtyre viteve Alibeaj ka përfaqësuar Këshillin e Ministrave në çështjet gjyqësore përpara Gjykatës Kushtetuese.
Fal përformancës në detyrën që luftonte korrupsionin në administratë, natyrshëm jo vetëm për çfarë tregoi me përgjegjshmëri maksimale si shtetar, por dhe shkollimit ekselent, Enkeled Alibeajt do t’i besohej detyra e Ministrit të Drejtësisë. Ishte koha kur në atë institucion kishte transparencë. Mbaj mend që kolegët e mi gazetarë ndiheshin njësoj kur trokisnin në dyert e kësaj ministrie. Zoti Alibeaj në themel të punës së tij kishte jo vetëm të drejtën si ekspert që ishte, për të justifikuar institucionin që mbante të njëjtin emër, porse prioritare për të ishte transparenca. Me profesionalizmin e tij shërbeu si një shtetar i aftë dhe diti të mbaj një komunikim të shkëlqyer me mediat. Në dy vitet e drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë, besoj jo vetëm mbështetësit e PD, por dhe çdo qytetar shqiptar ka qenë i kënaqur për performancën e atij institucioni.
Enkelejd Alibeaj i martuar, baba i dy fëmijëve, zotërues i tre gjuhëve të huaja vecse është angazhuar në veprimtari akademike si lektor në lëndën “E drejta Kushtetuese”, pranë disa universiteteve dhe ka kontribuar në një sërë veprimtarish dhe botime akademike në fushën e së drejtës si dhe ka marrë pjesë në një sërë seminaresh, konferencash, aktivitete dhe kurse trajnimi jashtë vendit dhe që lidhen me të drejtën procedurale penale (Itali, Poloni), të drejtat e njeriut (Strasburg), reforma në gjyqësor (Bullgari) apo në fushën e antikorrupsionit, ka dhe një karrierë të shkëlqyer politike si pjesë e PD.
Në vitet 2009-2013 dhe 2017-2019 do të zgjidhej deputet duke qenë pjesë e grupit parlamentar të PD si në pushtet ashtu dhe në opozitë. E ka justifikuar çdo ditë jo vetëm besimin e forcës politike që e kandidoi, por dhe qytetarëve të cilët i dhanë votën. Enkeled Alibeaj ka treguar se është tejet i aftë si shtetar, por dhe një opozitar i shkëlqyer i cili bën pjesë tek ata opozitar që ka denoncuar keqeverisjen dhe korrupsionin e Rilindjes këto 8 vite, jo vetëm me zell nga foltorja e selisë blu, por siç di ai edhe me fakte kokëforta bazuar mbi dokumente siç di një jurist. Zoti Alibeaj ka mbajtur dhe detyrat politike në parti si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka qenë kandidat për Sekretar të Përgjithshëm në PD (2014) si dhe është drejtues departamenti në PD, anëtar kryesie.

Partia Demokratike gjatë 8 viteve të qeverisjes së PS ka pasur luksin të ketë në radhët e saj një opozitar siç ia do kostumi Lulzim Bashës. Ka pasur një prej zyrtarëve të lartë të saj profesionist si z.Alibeaj që ka ditur që të jetë zë i fortë opozitar në mbrojtje të interesit publik, i cili në emër të forcës politike që aderon ka ditur të denoncojë megaskandale, çojë ato dhe në organin e akuzës pavarësisht se drejtësia e vjetra dhe e reja flenë mbi letra e fakte. Eshtë shumë e vështirë të kthesh pas denoncimet e Enkeled Alibeajt, për të mos thënë e pamundur, por në këtë vend ku grabitja e taksave dhe pronave të shqiptarëve është kthyer në normë nuk mbetet rrugë tjetër veçse t’i besohet PD, Lulzim Bashës, t’i besohet Enkeled Alibeajt në qarkun Fier që më 25 prill të largohet Rilindja nga pushteti që Shqipëria të marrë rrugën e saj të zhvillimit drejt perëndimit, drejt bashkimit më familjen e madhe europiane. Lindur në Fier, Enkeled Alieaj është një prej djemve të zonës që shquhet për komunikimin ekselent në marrdhënie me bashkëqytetarët e tij, komunikim i cili ka qenë gjithnjë i pandërprerë. Eshtë një prej djemëve i cili njeh sakrificën, duke qenë se familja e tij gjatë regjimit komunist është persekutuar por kjo nuk e ushqeu Alibeaj me urretje. Ai diti të shohë para, diti të ngrihej fuqishëm, të bëhet një profesionist i zoti pas studimeve ekselente, të bëhet një pëfaqësues i mirë i atyre qytetarëve me të cilët u rrit, ndau më ta të mirën dhe të keqen. Qytetari qoftë ky nga Fieri, Roskoveci, Patosi, Lushnja, Divjaka , Mallakastra, kanë takuar të njëjtin Enkeled si në opozitë ashtu dhe në mazhorancë. Ndaj, djali i tyre i ka dhënë provat, është kësaj here është radha e tyre që t’i besojnë energjisë pozitive të tij, forcës politike që përfaqëson, liderit të saj Basha dhe programit vizionar për të ndryshuar rrënjësisht qeverisjen në këtë vend. Enkeledi nuk di të zhgënjejë, ndaj nevojitet që ai të jap sërish më të mirën nga vetja për qytetarët dhe lista e kandidatëve të PD që do të bashkëngjitet të punojnë fortë që së bashku më të, të trokasin derë më derë për t’i sjell PD rezultatin më spektakolar të këtyre 30-viteve.

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular