Dashi
Nen ndikimin e madh te Venusit ju do i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës ne çift. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe do ndiheni gati te hidhni çdo hap me te. Beqaret do bëjnë mire te shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar duhet t’i hidhni hapat te mirëmenduara sepse ne te kundërt mund te keni vështirësi.
Demi
Çështjet e zemrës kane për t’iu ecur për mrekulli sot ju te dashuruarve. Do I sqaroni edhe disa mosmarrëveshje te se shkuarës dhe gjithçka ka për t’iu ecur mire. Beqaret duhet te tregohen te matur ne mënyrë qe gjithçka t’iu ece për mrekulli. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po gabuat nuk do dini me nga t’ia mbani me vone. Kujdes!
Binjaket
Do ju mungoje qëndrueshmëria sot ju te dashuruarve dhe gjerat nuk kane për t’iu ecur si e kishit ëndërruar. Do jeni kokëfortë dhe te paqëndrueshëm. Beqaret nuk duhet te bëjnë gjera me nxitim sepse do pendohen shpejt dhe do vuajnë. Për financat do jete një dite e begate. Do mund te kryeni edhe disa investime te nevojshme te cilat mund t’ua ndryshojnë te ardhmen.
Gaforrja
Shprehini me shume ndjenjat sot ju te dashuruarit sepse ne këtë mënyrë do e bëni edhe partnerin te ndihet me mire. Ai nga ana e tij do prese shume prej jush. Beqaret do kenë plot mundësi për te ndryshuar status, por nuk do guxojnë te hedhin hapa. Plutoni do ndikoje negativisht ne planin financiar dhe do ju shtyje drejt gabimeve te mëdha. Matuni disa here para se te veproni.
Luani
Do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël sot ju te dashuruarve ne mënyrë qe gjerat te kenë ndonjë ndryshim te vogël ne jetën ne çift. Partneri do ju vlerësojë pa fund. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin e tyre dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do jeni te qarte për hapat qe do hidhni dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi.
Virgjëresha
Kjo e dielë nuk do të jetë në ritmin e duhur, por mbani parasysh se çdo gjë do të shkojë mirë në fund. Sa i takon ndjenjave parashikohen luhatje të mëdha, për shkak të problemeve me personin që keni në krahë. Do të duhen të kalojnë ditë, para se të vijë momenti i rikuperimit.
Peshorja
Parashikohet një ditë interesante e cila premton shumë. Do të gjeni harmoni në raport me personat që ju rrethojnë dhe në të njëjtën kohë, udhëtimet do të jenë mjaft të favorshme. Nëse në dashuri ka momente tensioni, është mirë që të përballeni.
Akrepi
Po rigjeni një energji të mirë, e cila do të favorizojë shumë sektorin e dashurisë. Me të lindurit në shenjën e bricjapit apo virgjëreshës, do të keni një tërheqje speciale. Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me njeriun tuaj të zemrës.
Shigjetari
Kjo ditë do të ketë shumë rëndësi për ju, për të kuptuar më mirë gjërat që kanë më shumë rëndësi. Duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm lidhur me raportet konfliktuale dhe e tension, pasi do të keni vështirësi në menaxhim. Mundohuni që ti mbani emocionet nën kontroll.
Bricjapi
Ndikimi i Uranit do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke favorizuar zyrtarizimin e lidhjeve të reja, apo projektet që kanë të bëjnë me punën. Nëse ka diçka që dëshironi ta thoni, bëjeni dhe do të ndiheni më mirë.
Ujori
Jeni në kërkim të rikuperimit të terrenit, pasi nuk dini se ku të pozicionoheni. Ka ardhur momenti që të relaksoheni. Do të përfshiheni në një aktivitet të rëndësishëm, por tashmë është e rëndësishme që të gjeni qetësinë për tu përballur me problemet më urgjente.
Peshqit
Kush nga të lindurit e kësaj shenje kohëve të fundit ka përjetuar një krizë dashurie,gjatë kësaj dite do të gjendet vërtetë në konflikt. Bëni kujdes që të mos hakmerreni në mënyrën e gabuar! Sa i takon punës, parashikohet një përmirësim i lehtë i situatës.