BallinaAktualitetEMRAT/Lista kandidatëve për deputetë e LSI në Tiranë

EMRAT/Lista kandidatëve për deputetë e LSI në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka pritur ditët e fundit të afateve ligjore për të prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në të njëjtën kohë që duket se Monika Kryemadhi e ka marrë vendimin për të dalë e vetme në zgjedhje, kryetarja e LSI-së nuk ka pritur aleatin e saj Lulzim Bashën për vendimin që do të marrë koalicioni opozitar, por ka nisur njohjen e elektoratit  me kandidatët për çdo zonë zgjedhore. Formacionin politik për qytetin e Tiranës, e ka prezantuar gjatë takimeve të fundit me qytetarët.

Njësinë numër 1 në kryeqytet,  Kryemadhi ia ka besuar Erisa Xhixhos, në njësinë 2 gjatë një takimi ajo prezantoi Aldi Fushën, një emër shumë i diskutuar për shkak të akuzave që ka patur nga Partia Demokratike, ndërsa mes kandidatësh nuk mungojnë mjekët e pedagogët.

Të tjerë kandidatë të LSI për Tiranën janë emra të rëndësishëm të kësaj force politike Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Floida Kërpaci, Nora Malaj, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, por edhe Silva Cakajn për të cilën vetë Kryemadhi u shpreh se po bëhen tentativa nga Partia Socialiste për ta larguar nga LSI.

Kandidatët e prezantuar nga Kryemadhi në Tiranë

Njësia 1 Erisa Xhixho
Njësia 2 Aldi Fusha
Njësia 3 Blerdi Licaj
Njësia 4 Edmond Haxhinasto
Njësia 5 Petrit Vasili
Njësia 6 Floida Kërpaçi
Njësia 7 Klajda Gjosha
Njësia 8 Klevi pojana
Njësia 9 Erjona Bixha
Njësia 10 Nora Malaj
Njësia 11 Përparim Spahiu, Besnik Jakaj
Njësia 12 Silva Cakaj
Zall Herr Faik Basha

Vetë Kryetarja e LSI, Kryemadhi do të shfrytëzojë mundësinë për të garuar në më shumë se një qark. Emri i saj do të jetë në listat  e Elbasanit dhe Fierit. Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular