Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.
Mark Marku ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Më herët, Basha ka zgjedhur drejtuesit politikë për disa qarqe. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është caktuar drejtues i PD-së për qarkun e Durrësit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka marrë rolin e drejtuesit politik të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit.Po ashtu, PD më herët ka bërë të ditur edhe tre emra të tjerë si drejtues politikë në qarqe, Enkelejd Alibeaj në Fier dhe Helidon Bushati në Shkodër si dhe Bujar Leskaj në Vlorë.